Sveçla Gjykatës Themelore në Ferizaj: Krivaqa kishte 135 vepra penale, nëse doni ua dërgoj listën

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçal ka reaguar sërish në lidhje me rastin e Dardan Krivaqës i cili u arrestuar ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Ashtu si para disa dite, Sveçla ka thënë se Krivaqa kishte 135 vepra penale, ku ai akuzohej edhe për shumë vepra të tjera përfshi përdhunim, zhvatje, mashtrim, kanosje, grabitje, sulm fizik, vjedhje etj, e pavarësisht të gjitha këtyre veprave ai ishte i lirë, transmeton Zeri.info.

Sveçla duke ju përgjigjur Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila sot gjatë ditës mohoi deklarimet e ministrit se Krivaqa duke thënë se ai kishte vetëm 10 vepra penale, tha se praktika e fshehjes prapa veprave kriminale, e parashkrimi me qëllim i lëndëve kriminale ‘për miqtë’ dhe ‘të fortët’, si dhe hedhja e fajit tek tjetri, duhet të marrë fund.

“Pushtetet në Kosovë i kemi të ndara, por krimin duhet ta luftojmë së bashku, kështu e kërkon ligji. Praktika e fshehjes prapa veprave kriminale, e parashkrimi me qëllim i lëndëve kriminale ‘për miqtë’ dhe ‘të fortët’, si dhe hedhja e fajit tek tjetri duhet të marrë fund. Në dosjen zyrtare të Policisë së Kosovës, krimineli Dardan Krivaqa figuron se është i akuzuar për 135 vepra penale, ku përveç vrasjes makabre, ai akuzohej edhe për shumë vepra të tjera përfshi përdhunim, zhvatje, mashtrim, kanosje, grabitje, sulm fizik, vjedhje, therrje me thikë të zyrtarit policor…lista është e gjatë, dhe nëse për këtë nuk dinë prokurorët dhe gjykatësit, atëherë çfarë dinë ata? Apo, ata dinë që këtë kriminel recidivist ta akuzojnë dhe shpërblejnë me dënim me kusht – punë në dobi të komunitetit!”, ka shkruar Sveçla në facebook.

Ai ka këshilluar Prokurinë dhe gjykata që nëse nuk kanë qasje në databazën e Policisë, mund të ia dërgoi listën.

“Në anën tjetër, mijëra lëndë të pazgjidhura qëndrojnë me vite të tëra nëpër prokurori e gjykata si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë për t’i trajtuar ato dhe për të vendosur drejtësinë për qindra e mijëra qytetarë anë e mbanë Kosovës. P.S. Në qoftë se prokuroria dhe gjykatat nuk kanë qasje në databazën e Policisë së Kosovës, ua dërgoj unë listën!”, ka shkruar ministri i brendshëm. /Zëri