Halil Kastrati viziton Shkupin, pritet nga zv.kryeministri Grubi

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin.

Njoftimi nga Grubi në facebook:

“Në kuadër të aktiviteteve të shumta, sot me kënaqësi kam pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin.

Kemi diskutuar sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë tash në kohë Pandemie si dhe kam vlerësuar lartë veprimtarinë e Shoqatës bamirëse për ndihmën që japin familjeve të shumta në nevojë.

Po bëhet punë e shkëlqyer përmes shtrirjes së dorës së përkrahjes njëri-tjetrit, andaj aksionet humanitare duhet të ndiqen si shembull nga gjithë shoqëria” ka shkruar Grubi përmes Facebook.

Postimi nga Halil Kastrati:

Sot, zhvillova një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Në këtë takim biseduam përgjithësisht për aktivitetet humanitare të shoqatës sonë, me theks të veçantë për aktivitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeminsitrin Grubi e falënderova për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen ndaj organizatës sonë, në shërbim të nevojtarëve.