E dashura e vjehrrit ‘prish’ dasmën

Shpërndaje

Një dasmë duhet të ketë në qendër të vëmendjes dhëndrin dhe nusen, por ndonjëherë qendrën e vëmendjes e merr e dashura e babait të dhëndrit. Interesante apo jo?

Kjo ka ndodhur në dasmën e Jessica-s.

Në një postim në Reddit ajo publikoi një video të shkurtër ku shihet e dashura e babait të bashkëshortit të saj të ardhshëm, teksa kalon në momentin e hyrjes së dhëndrit.

Si për ironi ajo mbante veshur një fustan të bardhë të gjatë. Nga pamjet duket se dhëndri nuk është shumë i kënaqur nga ky veprim. Videoja e postuar me titullin “Turpi i dasmës” ka bërë xhiron virale.

Me mijëra komentues kanë ndarë mendimet e tyre dhe e kanë quajtur “Kunatë me ligj”.

Një person shkruan: “Ajo turpëroi veten. Mos e lejoni të shkatërrojë kujtimin e dasmës suaj. Njerëzit egoistë e duan vëmendjen për vete dhe e marrin në mënyrat me të ulëta”.

Një komentues tjetër e vë theksin tek fustani i gjatë që dukej si një fustan nusërie. Jo më kot dhëndri u çudit aq shumë. Postime të tilla marrin gjithmonë xhiron virale. Në fund të fundit, nuk ndodhin në përditshmëri.