Maqedoni, deri tani janë regjistruar gjithsej 1.460.522 qytetarë

Shpërndaje

Enti Shtetëror për Statstika njofton se deri dje në ora 20:00 janë regjistruar gjithsej 1.460.552 persona, 455.478 ekonomi familjare dhe 632.742 banesa.

Sot është dita e 21-të e Regjistrimit dhe deri në fund mbesin edhe pesë ditë.

Mundësinë e vetregjistrimin të personave jashtë vendeit deri tani e kanë shfrytëzuar 195.477 persona.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.