Ziadin Sela thirrje shqiptarëve për tu regjistruar

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u bënë thirje shqiptarëve për t’u regjistruar, “Bëni kujdes, qëndroni të gatshëm dhe regjistroni të gjithë anëtarët e familjes tuaj”.

“Sot fillon një proces i rëndësishëm për vendin në përgjithësi dhe për ne shqiptarët në veçanti. Duke patur parasysh se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht janë të lidhura ngushtë me shifra dhe përqindje, duhet të jemi edhe më të vëmendshëm dhe përgjegjshëm për të përmbyllur me sukses këtë operacion.

Përveç kësaj, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të jetë i rëndësishëm edhe për planifikimet në ekonomi dhe të gjitha sferat e tjera shoqërore dhe institucionale.
Bëni kujdes, qëndroni të gatshëm dhe regjistroni të gjithë anëtarët e familjes tuaj.

Ndërkohë i bëjmë thirrje diasporës që të shfrytëzojë këtë periudhë të mbetur për regjistrim elektronik, pasi ata gjithmonë ishin dhe janë një pjesë e rëndësishme e tërësisë sonë.”, thuhet në apelin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.