Zyrtarizohen kandidatët e BDI-së për kryetar komunash

Shpërndaje

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të BDI-së që u mbajtë sot në Gostivar u zyrtarizuan edhe kandidatët për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Siç njoftojnë nga BDI, kandidat për kryetar Komune në Gostivar do të jetë Nevzat Bejta, në Kërçovë Fatmir Dehari, në Strugë Ramiz Merko dhe në Saraj BDI do të kandidoj me kryetarin aktual të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Më poshtë ju sjellim edhe kandidatët tjerë të zyrtarizuar nga BDI.

Ejup Abazi – Studeniçan
Suat Shaqiri – Çashkë
Hekuran Duka – Dibër
Erkan Arifi – Likovë
Nebi Rexhepi – Vrapçisht
Ramiz Merko – Strugë
Fatmir Izairi – Zhelinë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Nuhi Neziri – Tearcë
Ali Jaoski – Pllasnicë
Arkin Jahii – Brvenicë
Blerim Bexheti – Saraj
Visar Ganiu – Çair
Fatmir Dehari – Kërçovë
Nevzat Bejta – Gostivar
Teuta Arifi – Tetovë
Ridvan Ibrahimi – Haraçinë
Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim nga z.
Ali Ahmeti.