Në moshë të re u nda nga jeta teologu nga Shkupi, Sali Bislimi

Shpërndaje

NJOFTIM

“ O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!”

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame – Shkup informon opinion e gjërë se sot më 07.08.2019 (e mërkurë) në moshën 39 vjeçare ka ndërruar jetë Hoxha i nderuar Sali ef. Bislimi nga f. Sveta Petkë – Shkup, njëherit Referent përgjegjës për çështjen e Vakfit, pranë Muftinisë së Shkupit.
Me këtë rast, Muftinia e BFI – Shkup në krye me Muftiun M-r Qenan ef. Ismaili, familjës së merhumit, stafit të muftinisë, kolegëve, miqve dhe dashamirëve ju përcjellë ngushllime më të sinqerta, duke e lutur Allahun xh.sh. që merhumin ta merr nënmbrojtjen e Tij.

Falja e namazit të xhenazes do të bëhet në ora 19.00 në varrezat e fshatit S. Petka – Shkup.

“ Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! ”

Zyra për informim pranë Muftinisë së Shkupit