Me diplomë false të shkollës së mesme u bë polic dhe më pas inspektor i lartë

Shpërndaje

SPB në Ohër ka ngritur kallëzim ndaj A. SH, 38 vjec nga fshati Asamat i Resnjës për shkak të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas njoftimit, 38 vjecari me diplomë false të shkollës së mesme është punësuar si polic që më pas të regjistrohet në fakultetin teknik në Manastir dhe me këtë ka arritur që të avancohet në inspektor policie. Në këtë mënyrë, ai ka siguruar rrogë të lartë dhe këtë punë për 16 vite.

Diplomën e kishte siguruar në periudhën 2000 – 2002 gjoja nga një shkollë e mesme në Dibër, por gjithcka kishte rezultuar me nënshkrime dhe vula false. Ai më pas me këtë diplomë ka arritur të regjistrohet në fakultetin teknik në Manastir dhe më pas fakultetin për turizëm në Ohër, ku i ka kryer dhe është avancuar si inspektor i lartë dhe udhëheqës i një stacioni kufitar policor në Stenje.