Taksa ndaj produkteve serbe, Albin Kurti: Rezistenca i paraprinë trysnisë

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se ai nuk do të tërhiqet nga taksa 100% ndaj produkteve serbe nëse ai fiton zgjedhjet në Kosovë.

Gjatë një tubimi të zhvilluar në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, Kurti tha para mbështetësve të Vetëvendosjes se ai vetë besëon se rezistenca I paraprinë trysnisë.

“Tek unë ndërkombëtarët nuk kanë bërë asnjëherë trysni. Të them të drejtën jam pak kureshtar sepse dua të di si duket kjo trysni. Ne takohemi, por nuk na kanë bërë trysni. Unë besoj se rezistenca i paraprinë trysnisë”.

Kurti theksoi se më tej se Vetevendosje nën drejtimin e Qeverisë së Kosovës do të synojë bashkëpunim shumë më të madh me Tiranën.

“Me Shqipërinë synojmë bashkëpunimin, nëse do të mungojë atëherë do të ketë sfidim. Nuk është e pranueshme që dy shtetet e një kombi të mos jenë të bashkuara as sa shtetet e BE-së”.