BDI dhe Alternativa të dyja në Qeveri, por kundër njëra tjetrës?!

Shpërndaje

BDI dhe Alternativa janë dy partitë shqiptare që bashkë me PDSH-në janë pjesë e Qeverisë. Por këto parti nuk kanë qëndrime të ngjajshme, edhe pse bëhet fjalë për politike të përbashkëta qeveritare. Derisa BDI përfshirë edhe LSDM janë kundër grevës së Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e rrogave për 25%, Alternativa e Afrim Gashit mendon ndryshe dhe se ajo ka dalur dje përtej politikave qeveritare, duke theksuar se përkrahë kërkesat e mësimdhënësve për tiu rritur pagat.
Nënkryetari i Alternativës, Lulzim Aliu, duke folur për sistem arsimor më cilësor dhe kualitativ, tërthorazi la të nënkuptohet se kjo parti e ruan qëndrimin kundër partisë shqiptare në pushtet – Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila tashmë disa vite udhëheq me arsimin. Sipas Alternativës, ata do të ndërmarrin nisma për trajtimin në Qeveri të kërkesave të mësimdhënësve. (INA)