Avokati: Do të bëjmë kërkesë për lirim të parakohshëm të Selimit

Shpërndaje

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit ka bërë të ditur se do të bëjnë kërkesë për lirim të parakohshëm.

Avokati ka theksuar se nuk ka indikacione se Selimi mund të arratiset.

“Do të bëjmë kërkesë për lirim të përkohshëm. Mbajtja në paraburgim apo arrestimi duhet të bëhet mbi baza solide. Dua të theksoj që klienti im ka bashkëpunuar edhe më përpara. Ai u dorëzua vetë, dhe këto janë indikacione solide se nuk ekziston rreziku i arratisjes. Nuk ka asnjë lloj indikacioni që ai do të ndikojë te dëshmitarët apo do të asgjësojë provat”, u shpreh avokati.