Rexhep Selimi flet në Hagë: Luftën e filluam me Adem Jasharin, e mbaruam me gjeneralin Klark!

Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ai tha se ka pasur kohë që ta lexojë e analizojë aktakuzën dhe se ndihet i pafajshëm. “Unë jam veç një çlirimtar! Luftën e kemi fillu me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Wesley Clark, ka thënë Selimi.

Paraprakisht, Selimi ka folur edhe për luftën e UÇK-së dhe përpjekjen për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Të enjten e javës që shkoi, me një avion ushtarak, shefi i GP të LVV-së, Rexhep Selimi, dhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, u nisën për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës kundër tyre.

Një ditë më herët, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua gjithashtu për në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Selimin, Thaçin, Veselin e Krasniqin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon katër ish-krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.