Zeqiri: Pse po thyhet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucione?

Shpërndaje

Zvogëlim i përqindjes së shqiptarëve në institucione?!

Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike në administratën shtetërore dhe publike në Maqedoninë e Veriut, e që është i garantuar me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit po anashkalohet nga kjo qeveri. Duke marrë parasysh shumën totale të të punësuarve për vitin 2018 gjendja e komuniteteve etnike është si në vijim: maqedonasit 76.1%, shqiptarët 17.4%, turqit 0.6%, romët 0.8%, serbët 1.8%, vllahët 2.2%, boshnjakët 0.8% dhe 0.4% të tjerë.

Nëse analizojmë përfaqësimin e drejt dhe të barabartë të shqiptarëve do të shohim se ka ng*ecje në zbatimin e parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë prej se ka ardhur kjo qeveri. Nga 2007 kemi rritje të përfaqësimit deri në vitin 2016, kurse nga 2016 kemi zvogëlim. Nëse analizojmë 2007 me 2008 kemi rritje të përfaqësimit për 2%, 2008 në krahasim me 2009 kemi rritje 1.3%, 2009 në krahasim me 2010 kemi rritje prej 2.8%, 2011 në krahasim me 2012 kemi rritje 0.3%, kjo rritje e punësimit të shqiptarëve ka vazhduar deri më 2016. Nga viti 2016 kemi zvogëlim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në bazë të Marrëveshjes së Ohrit nga 19.2 në 19 %. Ka ende shumë institucione të cilat nuk japin informacione për përfaqësimin e drejt dhe adekuat. Me që Sekretariati nuk ekziston nuk ka kush e kontrollon përfaqësimin e bashkësive etnike.