Lëvizja Besa tregon ‘muskujt’, votoi kundër shumicës LSDM-BDI

Shpërndaje

Deputetët e VMRO-DOMNE-së dhe Besës i refuzuan deputetët e LSDM-së dhe BDI-së në komisionin për zgjedhje dhe emërime, të kryesuar nga Ilija Dimovski, në të cilën do të debatohet për për Këshillin Programor të RTVM-së dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë për Media. Deputetë nga shumica qeverisëse kërkuan që vetëm këto dy pika të diskutohen (ato janë vënë në rend dite) ndërsa 14 pikat tjera të shtyhen pas pushimeve.

Por me 7 vota kundër, 6 deputetët nga VMRO-DPMNE dhe një nga Besa propozimi u refuzua.

Fadil Zendeli, deputeti i Besës i cili votoi kundër propozimit të LSDM-së dhe BDI-së për “Nova”, tha se më parë raporti i forcave në këtë komision ishte në favor të opozitës, por se ishte mënyra e funksionimit të komisionit deri më tani.

“Le të dakordohen LSDM dhe OBRM-PDUKM, votova kundër sepse mendoj se çështjet në rendin e ditës janë të rëndësishme dhe votimi i tyre nuk duhet të zgjatet”, tha Zendeli.

Deputeti Zendeli deri më tani ka përkrahur propozimet e koalicionit qeveritar.

Nrdyshe sot në Komisonin për zgjedhje dhe emërime nuk u votua ndryshimi i rendit të ditës dhe vendimtare për këtë ka qenë vota e deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Ja çka thonë nga Lëvizja Besa:

Burime të afërta me Lëvizjen Besa njoftojnë se paraprakisht deputeti i Lëvizjes Besa Zendeli, kishte kërkuar që konkursi i shpallur para dy viteve për drejtor të Entit për Revizion shtetëror të prishet dhe me këtë të mundësohet një konkurs i ri që do hapte rrugë që ndonjë ekspert shqiptar i përkrahur nga opozita të udhëheqë me institucionin e Revizionit shtetëror.

Sipas po të njejtave burime mësohet se LSDM dhe BDI nuk janë pajtuar me këtë kërkesë të deputetit Zendeli prandaj i njejti nuk votoi konform pritjeve të shumicës LSDM-BDI me ç’rast edhe nuk u miratua ndryshimi i rendit të ditës në Komisionin për zgjedhje dhe emërime.
Përndryshe ky komision parlamentar është i përbërë nga 6 deputet të VMRO-DPMNE, 5 të LSDM dhe nga 1 i BDI-së dhe i Lëvizjes BESA.