“Luftë” për pozitat e lëna bosh nga Vesel Memedi

Shpërndaje

Pas tërheqjes së Vesel Mermedit nga posti i deputetit, shumica parlamentare rrezikon që të humbë shumicën në disa komisione dhe organe të tjera të Kuvendit. BDI-ja, në komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve këmbënguli që vendet e zbrazëta të zëvendësohen me deputetë të saj.

Aleanca për Shqiptarët, deputeti Syrijaa Rashidi, tha se Vesel Memedi pozicionet në Kuvend i ka marrë si deputet i ASH-së dhe se tani ato i takojnë Arta Toçit.

Situata është e qartë si kristali për arsye se Vesel Memeti ka qenë deputet i Aleancës për Shqiptarët. JO vetëm që ka qenë deputet i ASH-së por është zgjedhur edhe me votat e ASH-së. Se sa peshonte vet u pa në ciklet zgjedhore të tjera. Vesel Memeti edhe pozitën e zëvendëskryetarit të Kuvendit e ka marrë m propozim të ASH-së-deklaroi Syrja Rashidi, ASH.

Deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli akuzoi ndërkohë se Vesel Memeti ka qenë lojtar i BDI-së.

Në fillim gjatë konstituimit të mandatit tonë dhe ndarjes së komisioneve ajo është bërë në formë të përqindjeve në pajtueshmëri me numrat që i kemi në Kuvend. Nëse është kështu lehtë konstatohet se vendet që i kishte z. Memeti i takojnë ASH-së- tha Fadil Zendeli, L. Besa.

Kjo çështje nuk u mbyll në këtë seancë. Deputeti i BDI-së Ejup Alimi kërkoi që në ditët në vijim të ulet me përfaqësuesit e ASH-së dhe të diskutojnë për gjetjen e zgjidhjes.