Sela flet pas takimit tek Presidenti: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë çështja e fundit para kemi shëndetin e të gjithëve

Shpërndaje

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela flet pas takimit tek Presidenti i shtetit, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Sot me datë 17.03.2020 patëm takim me Presidentin e Shtetit z.Stevo Pendarovski. Për ASH-në natyrisht që ndër objektivat dhe qëllimet e të bërit politik, mes shumë argumenteve tjera është edhe siguria e qytetarit si një nga elementet më të rëndësishme. Pa shëndet nuk mund të ketë siguri. Ne u përgjigjëm ftesës së Presidentit për këtë takim me qëndrimin që të shtyhen zgjedhjet e dates 12 04.2020 . Tani zgjedhjet do të shtyhen por do duhet të gjindjet zgjidhje.Situata duhet të merret seriozisht nga qytetarët. Megjithatë dua të bëj një apel për Qeverinë në lidhje me aktivitetet e tyre në lidhje me koronaviruisn.

Janë shpallur zona të rrezikut në dy vende, por Qeveria duhet të shtojë kujdesin pasi që në këto zona ka shumë qytetarë tjerë të cilët gjendjen në ata zona e kanë probleme të tjera shëndetësore, pra janë të sëmurë kronik dhe kanë nevojë për barëra që ata i marrin si terapi të rregullt në lidhje me sëmundjen bazë. Lus Qeverinë që të shkojnë dhe shtabet e krizave atje t’i furnizojë njerëzit me barna të cilat ato i marrin. Gjithashtu të shtojë kujdesin edhe në zonat tjera. Do të duhet më tepër fokus edhe në drejtm të furnizimit me ushqime dhe me gjithçka që duhet të plotësohen në lidhje me nevojat elementare për jetë. Nga ana tjetër ka edhe shumë qytetarë të cilët janë si pasojë e izolimit të qytetit , janë në mes të krizës duhet të tregohet kujdes i veçantë.

Shpresojmë dhe besojmë se bashkarisht neve do ti’a dalim që ta fitojmë këtë betejë dhe pastaj kur të krijohen kushte natyrisht që do të mbahen zgjedhjet në mënyrë që do ti’a dalim edhe për betejën e radhës. Sot kemi një armik të përbashkët të quajtur virusi korona e duhet të mbrohemi nga ky virus. Kemi kërkuar nga presidenti Pendarovski që të mbledh ekip ekspertës për të gjetur mënyrën ligjore dhe formale për shtyrjen e zgjedhjeve. Në këtë situatë ku koronavirus ka prekur shumë njerëz nuk është e lehtë por është një sfidë për të gjithë ne.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe fushata që duhet bërë janë çështja e fundit para kemi shëndetin e të gjithëve e më pas zgjedhjet.Të respektojmë rekomandimet që na jepen, le të mos lejojmë trupi ynë të bëhet vendbanim i virusit! Ndryshimi do të bëhet por tani ta kalojmë situatën e keqe të koronavirusit!

Me respekt të thellë I juaji,
Ziadin Sela!

VIDEO