Coronavirusi: Thaçi i kërkon Albin Kurtit ta thërrasë Këshillin e Sigurisë

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë kërkesë kryeministrit Albin Kurti të thirrë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të marrë masa të reja për coronavirusin.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com nga Zyra e Presidentit.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur Këshillin e Sigurisë për në ora 20:00. Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Në mbledhje të Këshillit të Sigurisë priten të vendosen masa të reja kundër pandemisë së coronavirusit.

Nga Zyra e Kryeministrin e kanë konfirmuar se e kanë pranuar ftesën nga Presidenca dhe janë duke punuar në modalitetet e organizimit të takimit.

“Është pranuar një ftesë nga ana e Presidentit. Kryeministri ka disponim me mbajtë takimin. Tani është duke u punuar me çështje logjistike të organizimit të takimit”, tha shkurtimisht zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Numri i të infektuarve në Kosovë nga coronavirusi ka shkuar tashmë në 17.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e të infektuarave është stabile, përveç 77 vjeçarit gjendja e të cilit është pak më e rënduar.