BE-ja ndihmon Kosovën me 60 mijë teste për COVID-19

Shpërndaje

Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së” ia ka dhuruar Kosovës 60 mijë teste për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit,

“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për COVID-19 si donacion nga ‘EU Science Hub’. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e COVID-19 dhe për t’i diagnostikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60.000 teste”.