Rama: 10 ditët e fundit rënie graduale të shtrimeve në spital

Shpërndaje

Ditën e sotme sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 400, ndërsa regjistrohen 22 viktima.

Në një reagim në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, 10 ditët e fundit ka pasur rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore Covid.

Sipas Ramës, nëse vazhdohet me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë shtete të tjera,” më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”.

“Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte”.