Konjufca godet ashpër treshen e LDK-së: Avdullah Hotin, Agim Veliun dhe Skënder Hysenin

Shpërndaje

Glauk Konjufca, ka goditur Agim Veliun, Skënder Hysenin e Avdullah Hotin, duke thënë se shkuan te Grenelli, për t’u kthyer e për ta goditur Vetëvendosjen me kartën e anti-amerikanimit.

“Agim Veliu, Skënder Hyseni edhe këta, që ishin të dërguar te Grenelli, më duket Avdullah Hoti, ishin kjo treshja e famshme te Grenelli të cilët e bënin këtë planin që meqenëse Vetëvendosja nuk po heq dorë prej reciprocitetit, është shumë shans i mirë LDK me dalë me kartën e anti-amerikanizmit”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Konjufca: Plani i LDK’së është ta shpallë VV’në anti-amerikane dhe të kcejë me partitë e PAN-it

Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti ka raporte të mira me Amerikën, ai ka thënë se LDK kishte plan ta shpallte Vetëvendosjen anti-amerikane, të hyjë në Qeveri me PAN-in dhe më pas, mendon se në zgjedhje do të dilte e para.

“Tash të dërguarit të presidentit Trump, zotit Grenell kjo i ka pengu. LDK ka mendu me fitu poena electoral dhe me keqpërdorë këtë situatë duke dalë kundër Qeverisë të vet. E shpallë VV anti amerikane, kcen me partitë amerikane dhe në zgjedhje të dalë e para. Sa i përket relacionit të Qeverisë me ShBA’të, Qeveria Kurti ka raport shumë të mirë me ShBA’të për arsye që i konsiderojmë faktorin më të rëndësishëm të jashtëm sa i përket shtetndërtimit dhe sfidave me të cilat përballemi. Duhet ta kuptoni pse situatën në mënyrë më të saktë dhe në përmbajtje mendoj se duhet të shkojmë te thelbi pse ndodhi kështu. Ka ndodhë kështu sepse Vetëvendosja e ka implement një plan me të cilin ka dalë para qytetarëve në zgjedhje”, ka thënë Konjufca në Rubikon./PERISKOPI/