Komuna me 33 mijë banorë në Kosovë që s’e ka asnjë rast me koronavirus

Shpërndaje

Komuna e Kaçanikut, e cila ka mbi 33 mijë banorë, ende deri më sot nuk ka të infektuar asnjë qytetar me koronavirus.

Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut, tha se komuna e Kaçanikut është e mobilizuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Deri më tani fatmirëshisht në Kaçanik ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar dhe urojmë të mos kemi asnjë rast as në Kaçanik e as në Kosovë”, tha ai në RTK.

Ai bëri me dije se qytetarët i kanë zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të qëndruar në shtëpi.

“Tani jemi të rrethuar nga 3 komunat që kanë të infektuar qytetarët me COVID, siç janë Ferizaj, Vitia dhe Hani i Elezit”, tha ai.

Ilazi bëri me dije se për orarin e ri presin informata të reja sot nga institucionet qendrore.

Sipas tij, problem është orari. “Kemi fshat që është larg veç për të shkuar me 1.5 orë dhe kjo do të jetë problem”, tha ai.

I pari i Komunës vlerësoi se në këtë komunë do të ketë problem me çështjet sociale e ekonomike.