U hapën pas 3 muajsh, ja çfarë nuk u pa sot në sallonet e bukurisë dhe berberhanet e kryeqytetit (Foto)

Shpërndaje

Ditën e sotme janë hapur sallonet e bukurisë, dyqanet e berberëve dhe klinikat dentare pas urdhrit të qeverisë. Pas një periudhe të gjatë pushimi, berberët dhe parukieritë sot kanë pasur një fluks të lartë klientësh të cilët kanë pritur edhe në rradhë.

Siç shihet nga fotot e LSA e cila ka bërë një vëzhgim në sallonet e bukurisë në Tiranë dhë disa berberhane, numri i klientëve ka qenë i lartë. Pra shqiptarët mezi kanë pritur të hapeshin qendrat estetike dhe berberët.