Flota e re e Policisë së Shtetit, Rama: Sot i japim policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale

Shpërndaje

Kryeministrit Rama ka qenë bashkë me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu si dhe ambasadorin e BE Soreca për të inaguruar në ”Sheshin Nënë Tereza” flotën e re të automjeteve të Policisë.

Me kontriburin e qeverisë dhe BE-së Policia është pajisur me 196 automjete të tjera, nga të cilat 49 xhipa si dhe 96 mikrobuza me fletë çeliku për t’u mbrojtur nga gurët apo përplasjet.

Rama tha në fjalën e shkurtër të mbajtur se disa vite më parë kjo gjë ishte e paimagjinueshme por sot Policia është e pajisur me fuqi motorike për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk u ndal me kaq kryeministri, por premtoi se Policia do të ketë dhe kapacitete teknologjike e dixhitale si dhe drona të fjalës së fundit.

Soreca nga ana tjetër tha se BE gjatë këtij viti do të japë 19 milionë euro për Policinë shqiptare, dhe një pjesë e tyre janë pikërisht për këto automjete.

”Shumë faleminderit për bashkëpunimin. Ky kontribut i përbashkët, ku padiskutim kontributi i BE është i konsiderueshëm veç kontributit të qeverisë. Ne po e transformojmë rrënjësisht Policinë dhe vendin.
Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme. Policia e shteti ishte në gjendje të mjerë. Flota motorike e Policisë ishte qesharake. Sot ne ju japim të gjithë punonjësve fuqi motorike. Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale për operacione speciale dhe të rrezikshme. Nuk mbaron këtu. Ne duam të shkojmë më tutje. Duam të rrisim kapacitetet teknologjike e dixhitale. Mjete më të sofistikuara, drona të fjalës së fundit. ”- tha Rama.