Rama: Kjo është java e fundit me kufizime

Shpërndaje

Kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese kundër Covid-19 në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në komunikimin e fundit live në facebook për luftën ndaj koronavirusit tregoi se cilat aktivitete do të mbeten ende pezull edhe pas kësaj jave.

Rama: “Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”. Por Kryeministri porositi qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi virusi mbetet mes nesh.

Rama: “Rrezikun e infeksionit mos e përqeshni dhe as mos e neglizhoni se mund të bëhet vrastar. Lus zotin që të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe të mos detyrohemi që të mbyllemi, nga ata që refuzojnë ta pranojnë të keqen dhe hapen si vaji në lakra. Dua t’ju falenderoj për sjelljen e përgjegjshme si njerëz dhe qytetar në respekt të masave ekstreme që kemi marrë. Ia kemi dalë mbanë, nëse qeveria s’do ishte në lartësinë e detyrën dhe të popullit shqiptar do ishte shumë keq. Zërat e atyre kritikëve nuk kanë munguar, po ishin shumë pak”.