Rama publikon pamjet nga investimi i rëndësishëm që sot është vënë në shërbim të qytetarëve
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e disa pamjeve mbresëlënëse nga Bypass-i i Fierit. Një rrugë e bërë me standarde europiane dhe një investim strategjik.
“MIRËMËNGJES ju uroj rrugë të mbarë në Bypass-in e Fierit”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.
Kujtojmë që kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku ishin dje tek Bypass-i i Fierit për të inauguruar përfundimin e tij dhe hapjen e qarkullimit për qytetarët.