Bela: Shkarkimi i Arben Zyberit tregon pafuqinë e BDl-së
Shkarkimi i Arben Ziberit dëshmon qartë mbi peshën e BDl-së në pushtet. Sikur që s’mund të mbrojnë një funksionar të tyre, skanë mundur t’i mbrojnë shqiptarët plot 18 vite.
U kam thënë më herët se Bujar Osmani dhe kolegët e tij Ministra janë kukulla.
Shumë ish ushtarë të UÇK-së u detyruan të dalin nga puna vetëm për faktin se zv Ministri B. Maksuti i njohur me nofkën “Marin Barleti” ishte i paaftë të mbrojë ata për transfere të padrejta.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës A. Ademi nuk e pa të udhës të bën korrigjimin e librave shkollorë ku në mënyrë taksative ofendohen rëndë shqiptarët dhe prejardhja e tyre.
Ministri i Ekonomisë K. Bekteshi, arritjen më të madhe e ka punësimin e motrës së tij në ELEM.
Ministri i Ekologjisë, le që ska suksese po askush emrin nuk ia mba mend. Ik prej mediave si prej djallit.
Kështu që shqiptarët janë po të njëjtit ata që ishin para 2016-ës. Edhe anëtarësimin në NATO nuk e kanë ndjerë nga poshtërimet prandaj edhe migracioni është masiv.