Delfini i ngordhur del në bregdetin e Durrësit (Video)
Një delfin i ngordhur ka dalë në cektësirë në bregdetin e plazhit të Durrësit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se për nxjerrjen e tij nga uji është dashur të futet një fadromë që punonte për pastrimin e zonës.
Delfini është nxjerrë nga uji dhe është larguar me një kamionçinë.
Kafsha në gjendje të dekompozuar tashmë ishte pikasur në thellësi nga barkat e peshkimit dhe afruar te bregu.