“Tryeza e partive parlamentare shqiptare”, Lëvizja BESA: Mekanizëm i fuqishëm për fuqizimin e faktorik politik shqiptar

Shpërndaje

Lëvizja BESA si parti nënshkruese e deklaratës së partive parlamentare shqiptare, ndan bindjen e thellë se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare është një instrument i fuqishëm i pa shfrytëzuar deri tani në funksion të realizimit të pikave të deklaratës dhe të qëllimeve dhe synimeve të faktorit politik shqiptarë nga vitet e 90-ta e këndej. Lëvizja BESA është e interesuar që së bashku me partitë tjera parlamentare shqiptare të jetësoj tryezën e partive parlamentare shqiptare dhe në këtë funksion e ofron gjithë infrastrukturën politike dhe partiake.

Në funksion të kësaj Lëvizja BESA, propozon që:

E para, të kërkohet nga partitë parlamentare shqiptare që nuk janë nënshkruese të deklaratës që të deklarohen rreth pozicionit të tyre ndaj deklaratës, gjegjësisht nëse e pranojnë të njëjtën ata duhet që të jenë edhe nënshkrues të saj (deklaratës).

E dyta, në komunikim mes partive parlamentare shqiptare të përcaktohet agjenda e takimit të radhës si dhe koha dhe vendi i takimit.

Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon qëndrimin e saj parimor që të vendoset një model i cili do vendoste rregull se tryeza e partive parlamentar shqiptare të thirret menjëherë pas themelimit të qeverisë së re, për të ngarkuar partitë pjesmarrëse në qeveri me përgjegjësitë e realizimit të çështjeve madhore në interes të shqiptarëve, poashtu para përfundimit të mandatit partitë shqiptare në qeveri të japin përgjegjësi për realizimin e çështjeve të dakorduara bashkërisht.

12.08.2020
Shkup