S’ndalet AAK-ja, paralajmërojnë sërish: Nëse s’ka konsensus për presidentin, vendi shkon në zgjedhje!

Shpërndaje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Muharrem Nitaj ka deklaruar se kandidatura e Ramush Haradinajt, pa konsultim paraprak me partnerin e koalicionit qeverisës, nuk do të thotë se kjo parti ka mos besim ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini ka thënë se çështja e presidentit është delikate në momentin aktual, për shkak të propozim-aktakuzës së Speciales ndaj Hashim Thaçit dhe skadimit të mandatit të këtij të fundit në mars.

“Nëse partitë politike nuk arrijnë konsensus për presidentin, vendi shkon në zgjedhje. AAK ka zgjedhur kandidatin e vet për president dhe mos prisni që deputetët e kësaj partie, derisa e kanë kandidatin e vet, ta votojnë një kandidat tjetër”, është shprehur Nitaj.

Ai ka bërë të ditur se AAK nuk do të shkelë marrëveshjen për koalicionin me LDK-në. E nënkryetari tjetër i AAK-së Ahmet Isufi tha se LDK-ja nuk është e interesuar që të mos i jep mbështetje Haradinajt për postin e presidentit, pasi partneri i koalicionit qeverisës e mban postin e kryeministrit.