Hoti tregon për temat që do të diskutohen në Uashington

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Hoti për T7 tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.

“Dakordimi i jonë për këtë takim ka qenë që të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”.

E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog.

“Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve”, ka thënë Hoti.

“Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”.

Më pas Hoti, deklaroi se koalicioni është i qëndrueshëm, nuk ka mosmarrëveshje brenda partnereve.