Cakaj sqaron lajmin për vizat: Nuk ka rikthim të tyre

Shpërndaje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë.

Sipas Cakajt, bëhet fjalë vetëm për hyrjen në fuqi të sistemit që njihet si ETIAS, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë së brendshme e forcimin e kufijve të Bashkimit Evropian, duke forcuar instrumentet e verifikimit të të dhënave të të gjithë shtetasve të huaj që hyjnë në hapësirën e përbashkët evropiane, pra nuk do të ketë aplikim për viza ose ndonjë praktikë të caktuar ekskluzivisht për shtetasit shqiptarë.

“Lajmi për rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë është krejtësisht i pavërtetë! Fillimi i zbatimit të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lidhje me rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptar. Sidoqoftë, duke marrë parasysh shkallën e lartë të lajmeve të rreme këto ditë”, ka shkruar Cakaj në Facebook.