Protesta për vrasjen e Rashës, Rama: Ruani fëmijët! Kush djeg e thyen shkon pas hekurave

Shpërndaje

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhu*nës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!

S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e dj*egin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet.

Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, ministri i brendshëm jep dorëheqjen (edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vr*arë e si do vr*iste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndër!

Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të dj*egur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”, shkruan Rama.