Kurti bisedë telefonike me Presidentin e KE-së para vizitës në Bruksel, ja çfarë diskutojnë

Shpërndaje

Kryeministri Kurti përpara vizitës në Bruksel ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel .

Kryeministri Kurti i ka rënditur Michel tri prioritetet e para të Qeverisë së tij.

Kurti ka shkruar në Twitter se megjithatë ka siguruar presidentin e KE për angazhimin e qeverisë së tij për dialogun.

“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti.