Tentoi të vjedh në xhami, arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi

Shpërndaje

Gjatë ditës së djeshme, policët nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë arrestuar personin me iniciale S.N (30) për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.

“Policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar 30-vjeçarin S.N. pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.Pas bisedës informative, S.N. ka pranuar fajin, ndërsa kundër tij do të parashtrohet padi penale për kryerje të veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”./TV21