Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Foto)

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëgjesit të sotëm në Itali, ku dy të rinj shqiptarë janë përplasur për vde*kje nga një makinë që drejtohej nga një vajzë 30-vjeçare. Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë përplasur për vde*kje nga një makinë Renault Twingo.
Në timonin e makinës ishte një vajzë 30 vjeçe, që për motive ende të panjohura ka goditur me makinë e saj dy të rinjtë. Për dy të rinjtë shqiptarë nuk ka pasur asnjë shpresë se mund të shpëtonin edhe pse ndërhyrja ka qenë e shpejtë. Ndërsa makina bashkë me shoferen kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik.