Ndërron jetë këngëtari dhe punonjësi në komunën e Gostivarit, Refet Imeri nga koronavirusi

Shpërndaje

14 ditë nga vdekja e doajenit të muzikës shqipe, Ali Imeri (Lika) sot ka ndëruar jetë edhe djali i tij, po ashtu këngëtar i mirënjohur nga Gostivari, Refet Imeri.

I ndjeri ishte prekur nga virusi korona dhe pas gati 3 javë i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, sot pasdite ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Kujtojmë që para dy javësh ndërroi jetë edhe babai i të ndjerit, Ali Imeri – Lika, po ashtu nga kjo sëmundje.

Si këngëtrë, babë e birë kanë qenë anëtarë të Shoqërive Kulturore Artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe në përgjithësi.

Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka njoftuar për vdekjen e Refet Imeri:

Me pikëllim të madh mora lajmin se ka ndërruar jetë punonjësi i komunës sonë, Refet Imeri.

Në emrin tim dhe të Komunës së Gostivarit, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithëve që e kanë njohur Refetin.

I ndjeri ka punuar për shumë vite në Komunën e Gostivarit, duke na shërbyer të gjithve!

U prefsh në paqe!