Japonia dhuron 15 kamionë për mbeturina për katër komuna të Kosovës

Shpërndaje

Ambasada Japoneze në Kosovë ka njoftuar se kanë dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për katër komuna në Kosovë.Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Dragashi kanë qenë përfituese të donacionit japonez prej 15 kamionëve për mbledhjen e mbeturinave.Sipas ambasadës, 4 kamionë i janë dhënë donacion Komunës së Malishevës, 4 Komunës së Rahovecit, 4 Komunës së Suharekës dhe 3 Komunës së Dragashit.Ambasada e Japonisë në Kosovë i ka bërë thirrje komunave që të punojnë për të përmirësuar mjedisin dhe për ta bërë të pastër rajonin e Prizrenit.