Banori i Vitisë me aftësi të jashtëzakonshme: I përtyp hithrat sikur sallatën

Shpërndaje

Një banor i Vitisë ka aftësi të jashtëzakonshme. Ramiz Kelmendi nga fshati Smirë i kësaj komune, bënë veprime që rrallë kush mund t’i bëjë. Ai nuk e ka fare problem të përtyp hithra. Sipas tij, ato fare nuk i djegin dhe se i duken si sallatë

“Kjo ka fillu prej kur i kam pasur 8 vjet. E dallu vetën që kam diku në trupin tem që nuk ka kërkush. Të djegstin e hithrave nuk e dallojë, sikur kur ha sallatë”, ka thënë Ramadani. E përveç kësaj, ai nuk e ka problem edhe ta fërkojë trupin me hithra. Ato nuk i djegin e nuk i lënë shenjë.