Trump për S-400: Turqia si anëtare e NATO-s nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në takimin e sotëm të tij me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në margjinat e samitit të G20 në Japoni, tha se Turqia “nuk u lejua të blinte raketa Patriot nga administrata e Obamës” dhe administrata e tij po shqyrton zgjidhje të ndryshme lidhur me blerjen e saj të sistemit S-400, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia është anëtare e NATO-s dhe nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë,” tha Trump në një paraqitje të përbashkët me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar hezitimit të administratës Obama për të shitur Patriotët në Turqi në vitin 2013.

Kur u pyet për CAATSA apo sanksione të tjera kundër Turqisë, Trump kritikoi ashpër trajtimin e padrejtë të Turqisë nga administrata e ish-presidentit Barak Obama dhe tha: ” jemi duke shikuar, por është një rrugë me dy kahje”.

“Ata (administrata e Obamës) nuk dëshironin t’ia shisnin (presidenti turk Erdoğan), ata nuk lejuan që të blinte raketat që dëshironte t’i blinte, që janë Patrioti dhe pasi ai bleu diçka tjetër, ata thanë se tani do t’ju shesim Patriot”, tha Trump.

“Kështu që doemos duhet t’ju them, ai (presidenti turk) është një anëtar i NATO-s dhe është dikush me të cilin jam bërë mik. Duhet ta trajtoni në mënyrë të drejtë. Nuk mendoj se ai u trajtua në mënyrë të drejtë”, shtoi Trump, duke dhënë një shenjë të qartë se administrata e tij nuk do të kërkojë shtegun e sanksioneve dhe do të shmangë trajtimin e padrejtë të Turqisë në tensionet e vazhdueshme mbi S400-F35.

Trump tha se të dy vendet po “diskutojnë” çështjen e S400, diçka që ai e quajti një “situatë të komplikuar”.

“Presidenti Erdoğan nuk u lejua të blinte raketat Patriot, ai dëshironte ta bënte këtë, por ai nuk u lejua nga administrata e Obamës për t’i blerë ato derisa ai bëri marrëveshje për të blerë raketat tjera. Më pas ai bleu raketat tjera dhe pastaj papritur, ata thonë se mund t’i bleni raketën tonë. Ju nuk mund të bëni biznes në këtë mënyrë, nuk është mirë. Nuk është mirë”, tha Trump.

Ai theksoi se administrata e tij “po shqyrton zgjidhje të ndryshme”. “Është një problem, nuk ka dyshim, por jemi duke kërkuar zgjidhje të ndryshme”, tha Trump, por shprehu zhgënjimin e tij përsëri me administratën Obama.

“Por atij i ishte ndaluar të blinte derisa bleu diçka tjetër (S400). Sapo bleu diçka tjetër, të gjithë thonë, në rregull mund ta blesh atë (Patriotë). Nuk mund të bësh biznes në këtë mënyrë. Turqia ka qenë mik i ynë”, tha Trump.

“Ne jemi duke bërë gjëra të mëdha së bashku, jemi partnerë të mëdhenj tregtarë, do të jemi shumë më të mëdhenj, mendoj se është i vogël vëllimi tregtar mes dy vendeve prej 75 miliardë dollarë, mendoj se do të jetë mbi 100 miliardë dollarë. Ju nuk mund t’i trajtoni njerëzit në atë mënyrë, ashtu si administrata e Obamës”, tha ai.

Ai tha gjithashtu tha se së shpejti do të vizitojë Turqinë. I pyetur nëse do të ndodh në korrik, ai tha se data nuk është vendosur akoma.