Erdoğan: Shpresoj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP) në zgjedhjet për krybashkiak, Ekrem İmamoğlu, i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të Stambollit”, ka shkruar Erdoğan në rrjetin social Twitter.

“Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin 2023”, deklaroi Erdoğan.

Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për qind e kutive të hapura, İmamoğlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.

İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar.