Bastardimi i shqipës në pullat postare, drejtorin e BDI-së e ka zënë gjumi (Video)

Shpërndaje

Pullat postare në gjuhën shqipe ende janë me gabime drejtshkrimore. Ne pullën postare për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, në vend se të shkruhet “550 vjet nga vdekja e Skënderbeut” shkruan “550 vite nga vdekja e Skënderbeut”. Në pullën tjetër postare të promovuar për shënimin e 100 vjetorit të vdekjes së Jashar Bej Shkupit, është shkruar “vdjeka”. Ndërkohë TV21 bëri një xhiro në disa posta në qytetin e Shkupit, por nuk mundi të gjej asnjë pullë postare që po shitej në posta. “Nuk ka pulla postare në gjuhën shqipe, kishte një Shkup, por edhe ajo u harxhua”, tha një e punsuar në postë. “TV 21 vizitoi disa posta të Maqedonisë në qytetin e Shkupit. Por të punësuarit thonë se nuk kanë asnjë pullë postare në gjuhën shqipe”, Arbana Qerimi Klimenta, gazetare. Gabimi në pullën postare për figurën e Jashar Bej Shkupit ka revoltuar banorët e lagjes Dyçangjik në Shkup. Aty gjendet shkolla fillore me emrin e heroit kombëtar “Jashar Bej Shkupi”. Njëri prej banorëve të revoltuar është edhe Jonuz Bajrami. Ai thotë se eshtrat e figurës së Jashar Bej Shkupit po rrotullohen nga mospërfillja e gjuhës shqipe.

“Çdo kund kemi gabime, nuk e di a i marrin parasysh apo a i kontrollojnë. Këto gjëra ka nevojë të kenë një vëmendje të madhe që kur të lexohet shqip të shkruhet mirë dhe pastër në shqip. E shkruajnë njerëz që nuk e kuptojnë shqipen, jo njerëz që e kuptojnë. Kur përmendet emri i Jashar bej Shkupit në këtë mënyrë edhe eshtrat i praptohen”, u shpreh Jonuz Bajrami, banro. “Institucionet e kanë gabimin. Të punësuarit nëpër institucione që bëjë kësi lloj gabime, duhet t’i rregullojnë këto probleme. Është turp kjo, duhet ta shkruajnë mirë. Në çdo tabelë ka probleme dhe gabime”, theksoi Rahim Bela. Për këto gabime drejtshkrimore nuk deshi të prononcohet drejtori i Postave të Maqedonisë Ejup Rustemi. Ai tha këtë do ta bëj të premten. Ndryshe Jashar Bej Shkupi ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 gjer në muajin prill të vitit 1881. Kontribut të madh dha në financimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjete të veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro historike të Shkupit.