Osmani thotë: 17 vjet BDI, 17 vjet krenari, 17 vjet mençuri, 17 vjet vlerë!

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot më 5 qershor, shënon 17-vjetorin e themelimit të saj. BDI-ja si parti doli si fuqi politike e pasluftës në vitin 2001 në Maqedoni me kryetarin e saj Ali Ahmetin. Kjo parti është pjesë e koalicionit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2002.

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në këtë përvjetor thotë 17 vjet BDI është 17 vjet krenari, largpamësi, mençuri, vizion dhe 17 vjet vlerë, përcjell TS.

17 vjet BDI, 17 vjet krenari, 17 vjet largpamësi, 17 vjet mençuri, 17 vjet vizion, 17 vjet vlerë, Gezuar 17 vjetorin BDI!” ka shkruar Osmani.

Ndryshe Bashkimi Demokratik për Integrim, që nga themelimi është e vetmja parti në Maqedoninë e Veriut që nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje.

Të nderuar lexues, a pajtoheni edheh ju me mendimin e zv.kryeminstrit Osmani?!