Deputeti i BDI-së, ish-ministër dhe biznesmenë të përfshirë në blerjen e parcelave të dyshimta

Shpërndaje

Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për përvetësim, gjegjësisht shitja e tokës shtetërore me çka është dëmtuar buxheti i Maqedonisë me mbi 2,5 milion euro.

Midis të arrestuarve gjendet edhe një pronar i një firme dhe një avokat. Alsat mëson se të arrestuar janë nëpunës shtetërorë në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, të punësuar në kadastër si dhe noterë.

Aksioni policor ka të bëjë me ndërtimin e tre hoteleve në tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar nga ana e kundërt e parkut të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu të njëjtët akuzohen se kanë manipuluar me tokë shtetërore edhe në parcelat ku duheshe të ndërtohen “shkallët spanjolle” në qendër të Shkupit.

Alsat gjithashtu mëson se tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar posedojnë edhe deputeti Ejup Alimi dhe biznesmeni Enver Maliqi, parcelat ishin blerë 8 ditë para zgjedhjeve derisa ministër ishte Xhemali Mehazi.

Një i dyshuar deri tani është në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë dorëzuar para gjykatës me procedurë paraprake dhe pritet të shqiptohet vendimi për paraburgim./Alsat