Trump buzagaz i thotë Putinit: Mos na u përzieni në zgjedhje (Video)

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka takuar sot në Osaka të Japonisë, Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ky takim është mbajtur në prag të nisjes së samitit të vendeve të G20.

Trump në këtë takim, ka thënë se “ka një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me Putinin, para se t’i thoshte atij me buzën në gaz: “Mos na u përzieni në zgjedhje, ju lutem”, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ky ka qenë takimi i parë Trump-Putin prej një viti, kur ishin takuar në samitin e Helsinkit.

VIDEO