El Cheka dërgon vëllaun e tij për të protestuar para selisë së BDI-së, fton shqiptarët ti bashkangjiten!

Shpërndaje

Shoqërim Ahmedi, ka bërë të ditur se do e dërgoj vëllaun e tij përpara selisë se BDI-së për të protëstuar.

Këtë protestë vëllau i tij, Blerim Ahmedi, do e bëj të hënën në ora 12:00.

Padyshim se protesta do të ishte me madheshtore dhe me e zëshme, sikur të ju bashkohën edhe shqiptarët e tjerë që ja duan të mirën vetës.

Shkrimi nga Shoqërim Ahmedi (El Cheka):

“Ndërkohë që unë shikoj se askush nuk reagon për këtë gjendje të mjerueshme, të hënën në orën 12:00, unë dërgoj vëllain tim Blerim Ahmedin për të protestuar përpara selisë së BDI-së, përpara objektit ku qendrojnë kriminelët dhe vrasësit e uniformës sonë të shenjtë UÇK-së dhe burgosjen e tyre.

Për shkak se unë nuk mund të marr pjesë fizikisht aty dhe nuk mund t’i a kërkoj askujt që të protestojë për këtë, por mund ta kërkoj nga vëllai im.

#Ehënë ora 12:00”