Ja fotografia që nuk do t’i pëlqejë Ali Ahmetit dhe BDI-së (Foto)

Shpërndaje

Zotëri Ali, Lajmi ende nuk ka shkuar në pushim, prandaj do të ishte mirë që të jeni pak më i kujdesshëm me deklaratat tuaja.

Mos deklaroni që “OZNA dhe UDBA” janë kundër BDI-së, sepse fotografia nga takimi i ish ministrit tuaj Fatmir Besimi me gjeneralin serb, Dikojeviq, nuk përputhet me këto fjalë që i thoni. Sepse bëhet fjalë për takim me shefin e Armatës Serbe, që edhe vetë Organizatat Joqeveritare serbe e akuzojnë për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Mos vallë mendoni që shqiptarët do të besojnë se Dikojeviqi (me të cilin ministri juaj i ka shtrënguar duart fort), është kundër UDB-ës dhe OZNA-s? A mendoni se shqiptarët besojnë që ky takim i Besimit me Dikojeviqin është realizuar pa dijen tuaj?

Ndoshta do të thoni se kjo fotografi është publikuar tashmë një mijë herë. Do ta publikojmë edhe 10 mijë herë nëse ka nevojë, sepse ajo ngren dyshime të bazuara se realiteti është në kundërshtim të plotë me fjalët që i flisni. Dhe për tua kujtuar shqiptarëve se kur afrohen zgjedhjet ju theksin e vendosni te UÇK-ja e te lufta që gjoja keni bërë kundër OZNA-s e UDB-së, por kur kalojnë zgjedhjet nuk e keni problem të bashkëpunoni e të takoheni as me Gruevskin, as me Mijallkovin, as me Boshkovskin, e madje as me Dikojeviqin. Fotografi e bukur, do të pajtoheni besojmë edhe ju bashkë me kabinetin tuaj, sa do që mund të mos u pëlqejë!/gazetalajm/