Presidenti Stevo Pendarovski: Të zbardhet rasti “Reket”

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski sot kërkoi nga organet kompetentët që sa më shpejtë ta zbardhin rastin “Reket” dhe të mos lihet hapësirë për dyshim.

“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një afere të madhe e cila ka shumë spekulime, e cila dukshëm prekë shtresa të shumta të shoqërisë sonë, edhe ekonomikisht, edhe në mënyrë kriminale, edhe politike, për fat të keq. Edhe unë nga kjo pozitë nuk shoh presion politik nëse them se insistoj që organet shtetërore në atë situatë të quajtur apo rasti “Reket” ta shtyjnë punën sa më shpejtë të jetë e mundur, deri në fund. Me të vërtetë deri në fund, që të mos lihet as hapësira më e vogël për dyshim, se dikush dikë po mbron apo se sërish po riciklohen disa praktika të këqija nga e kaluara, kur faktorë të caktuar politik mbronin biznese, përkatësisht ishin mbrojtje për bizneset kriminale dhe në atë mënyrë e dimë se në çfarë gjendje erdhëm”, theksoi Pendarovski.