Izet Zeqiri: Periudha e regjistrimit, kontestuese

Shpërndaje

Akademiku Izet Zeqiri në një intervistë për Alsat deklaron se propozim/ligji për regjistrimin e popullsisë në formën që ndodhet në procedurë parlamentare nuk është garancë për një proces të suksesshëm. Zeqiri thotë se periudha e regjistrimit nuk është e përshtatshme që të mund të regjistrohet e gjithë diaspora. Sipas tij, që procesi të jetë i besueshëm duhet të rishikohen kompetencat e zv.drejtorit dhe të sigurohet përfaqësim i drejtë etnik në organet që do ta zbatojnë atë./alsat/