Johannes Hahn: Këshilli Evropian të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishte i pranishëm sot për një vizitë në Bruksel. Ai u takua me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn. Ata diskutuan për ecurinë e Maqedonisë së veriut në zbatimin me kujdes të raportit të Komisionit Evropian. Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Hahan shkruan se:

Maqedonia e Veriut e meriton hapjen e negociatave. Ajo ka përmbushur reformat kryesore dhe kë nënshkruar marrëveshjen e Prespës”. Duket se Shqipëria në këtë drejtim mbetet më mbrapa Maqedonisë së Veriut. Edhe vende të tjera të BE-së, janë shprehur skeptike për ecurinë e Shqipërisë.

Takimi i Zoran Zaev është pasuar nga një takim me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Cloudde Juncker.