Kryeministri Rama: Negociata me BE-në ka vetëm pasi të dën*ohen presidentë e kryeministra

Shpërndaje

Opozita thotë se Bashkimi Europian refuzoi të hapë negociatat me Shqipërinë për shkak të lidhjeve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama me kri*min.

Por, kryeministri Edi Rama mendon se refuzimi ka një tjetër arsye madhore.

Për kryeministrin, Bashkimi Europian refuzon të hapë negociatat sepse pret që drejtësia të çojë në bu*rg peshqit e mëdhenj.

“Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe ccelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet botërisht se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur të gjithë legjislacionin në përputhje me BE, por është ccështje zbatimit të legjislacionit që do të thotë se Shqipëria duhet të provojë, jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazën e vet ligjore gjithccka që i nevojitet një vendi për të qenë anëtar në BE, as që po kryen procesin e pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por se sistemi i saj i drejtësisë është i aftë që t’i vendosë të gjithë pa dallim si të barabartë para ligjit dhe sicc mëson përvoja e integrimit në vende që na kanë pararendur, kjo do të thotë që sistemi i drejtësisë të jetë i gatshëm që të provojë aftësinë e vet për të hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar presidentë, ish-presidentë, ministra, ish-ministra e kështu me radhë”, deklaroi Rama.

Rama komentoi edhe kërkesën e Ilir Metës për sigurinë në bur*gje, kërkesë që presidenti ja adresoi tek Drejtoria e Përgjithshme e Bur*gjeve.

Kryeministri tha se para letrës, ai kishte marrë informacione që u janë dërguar të bur*gosurve të lidhur me opozitën, ku u kërkohej që të revoltoheshin.

“Morëm informacione se njerëz që mund të verifikohen lehtësisht se më kë janë të lidhur në katërshen që i janë kundërvënë zgjedhjeve për t’iu kundërvënë Europës, kanë komentuar me persona në bur*gje që të marrin në dorë pjesën e tyre në revolucionin imagjinar.

Çuditërisht pas këtij informacioni del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në bur*gje. Nëse do të ishte i shqetësuar nuk duhet të publikonte letrën, që e ka dërguar në adresë të gabuar, pavarësisht se sot ndjehet komandant suprem në krah të liderit suprem, ai s’ka asnjë tagër t’i drejtohet askujt tjetër përveçse ministrave përkatës. Farsa është e gjitha në sytë e të gjithëve”, tha Rama.

Kryeministri u shfaq edhe më i bindur se lëvizja e opozitës fsheh frikën nga drejtësia. “Është një betejë mes drejtësisë dhe padrejtësisë. Një gjë është e sigurtë, që këta do të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh ai.

Rama thotë se për realizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar.